Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Milan-Theo, një ndarje e hidhur

nga Kaltrina Berila11 korrik 2025
Milan-Theo, një ndarje e hidhur

Theo Hernandez është zyrtarisht një lojtar i ri i Al-Hilal, por mesazhi i tij i lamtumirës për AC Milan në rrjetet sociale ka shkaktuar polemika dhe një reagim të zemëruar nga klubi kuqezi.

Pas javësh pritjeje intensive, Al-Hilal më në fund ka zyrtarizuar nënshkrimin e Theo Hernandez nga AC Milan. Mbrojtësi francez largohet nga Serie A pas gjashtë vitesh dhe i bashkohet skuadrës së trajnerit Simone Inzaghi me një marrëveshje të përhershme. Ai do të përfitojë një pagë të majme prej 20 milionë eurosh në sezon për tre vitet e ardhshme, ndërsa Milan pritet të arkëtojë 25 milionë euro nga transferimi.

Megjithatë, mënyra e largimit dhe mesazhi i tij lamtumirës janë parë në mënyra krejt të ndryshme nga klubi dhe vetë lojtari. Në një analizë të publikuar nga “Gazzetta dello Sport”, theksohet zhgënjimi i thellë i Milanit për sjelljen e francezit, i cili në vend të një falënderimi klasik, ka zgjedhur të vërë në pah anët negative të pjesës së fundit të aventurës së tij në Milano duke shkaktuar zemërim dhe polemika.

AC Milan, nga ana tjetër, publikoi disa mesazhe lamtumire, duke përkujtuar gjashtë vite të rëndësishme me Rossonerët, nga fitoret dhe trofetë si Scudetto, te momentet e veçanta që e vendosën Theon mes lojtarëve më të mirë në botë në pozicionin e tij. Klubi e përshëndeti me mirënjohje, duke lënë pas dore gabimet apo vështirësitë që shoqëruan rrugëtimin e tij në Milano.

Por zgjedhja e Hernandez për të theksuar pakënaqësitë e fundit dhe jo kujtimet pozitive, ka acaruar jo vetëm drejtuesit, por edhe një pjesë të mirë të tifozëve kuqezinj.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →