AC Milan ka vendosur ta blejë mesfushorin italianë Sandro Tonali.
Tonali edicionin e kaluar ishte huazim te “Rossonerët” nga Brescia, derisa falë një edicioni të mirë, Milan ka vendosur ta blejë.
Skuadra italiane do paguajë 7 milionë euro plus pesë milionë euro bonuse plus lojtarin Olzer.
Italiani do nënshkruajë kontratë katërvjeçare, derisa do jetë në Milano të enjten.








