Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Milani shumë afër transferimit të Rafinhas

nga Miranda Beqaj25 gusht 2021

Mesfushori i Paris Saint-Germain Rafinha dëshiron me çdo kusht që të sigurojë një transferim te skuadra e AC Milan.
28-vjeçari ka shprehur dëshirën të rikthehet në Serie A, ku në të kaluarën kishte luajtur tek Interit, në formë huazimi më 2018.
Destinacioni i preferuar i radhës për Rafinhan është Milani, dhe drejtori teknik i ”rossonerëve” Paolo Maldini e sheh si lojtarin adekuat për ta ndihmuar skuadrën drejt garës për titullin e Serie A.
Sezonin që lamë pas, në 34 ndeshje në të gjitha garat për Paris Saint-Germain, Rafinha regjistroi shtatë asistime.
Vlera e tij momentale në treg spekulohet të jetë rreth 15 milionë euro.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →