Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Milani vazhdon të mbetet më lartë se Interi

nga E.Bullaku15 prill 2017

Rikthim i pabesueshëm në derbin madhështor 

Milani ka arritur që të sigurojë një barazim në sekondën e fundit të derbit ndaj Interit, në një super sfidë të zhvilluar në Giuseppe Meazza e cila përfundoi me rezultat 2-2.

Pavarësisht një orari të pazakontë dhe të papërshtatshëm për shikuesit evropianë, ku kësaj radhe u favorizua tregu aziatik, stadiumi ishte i mbushur me tifozë.

Milani vazhdon të mbetet mbi Interin në tabelë dhe vazhdon t’i mbajë gjasat për Ligën e Evropës, teksa Interi nuk ka më asnjë gjasë. Edhe pse pa fitues, derbi i Milanos dhuroi shumë emocione, ndoshta të shumta ishin edhe për tifozët në Kinën e largët, që në këtë derbi ishin më të shumtë se kurrë më parë./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →