Këngëtari Milot Llalloshi është rikthyer me një projekt të ri muzikor.
Ai ndër vite ka sjellë disa këngë të suksesshme në bashkëpunim me motrën e tij, Edona Llalloshin, ndërsa tani vjen për herë të parë me këngë solo.
Kënga e re nga Miloti titullohet “Fshije numrin” dhe është shoqëruar me videoklip.
“Për ty po flas”, “Spontanisht”, “Nuk harrohet” dhe “Beatbox potpuri” janë këngët që Miloti ka në bashkëpunim me Edona Llalloshin./21Media









