Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mimoza Kusari-Lila, kandidate e VV-së për kryetare të Gjakovës

nga Kaltrina Berila12 gusht 2021

Mimoza Kusari-Lila do të jetë kandidate e Vetëvendosjes për kryetare të Komunës së Gjakovës në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
“Fryma e shkëlqyeshme e bashkëveprimit mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Alternativës për Kosovën ka sjellë rezultate të mira në nivel qendror e tash është momenti ta zgjerojmë edhe në nivel lokal. Përmes këtij memorandumi mes subjekteve tona njoftojmë opinionin publik që kandidatja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për Gjakovë do të jetë Kryetarja e Alternativës për Kosovën dhe njëherit ushtruesja e detyrës së grupit tonë parlamentar, zonja Mimoza Kusari-Lila”, thuhet në një postim të Vetëvendosje në “Facebook”.
Kusari-Lila ka qenë kryetare e Gjakovës në mandatin e shkuar. Pas katër vjetësh qeverisje, humbi në zgjedhjet e fundit lokale nga Ardian Gjini i AAK-së.
Në Kuvend, Kusari-Lila ka ushtruar detyrën e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →