Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Minatorët dalin nga miniera e Stantërgut, gjendja e tyre është e mirë

nga B.K10 prill 2023
​Minatorët dalin nga miniera e Stantërgut, gjendja e tyre është e mirë

Të gjithë minatorët kanë dalë nga miniera e Stantërgut përmes ashensorit alternativ, ndërsa inxhinierët e Trepçës po punojnë për ta ndrequr ashensorin e stafit.

Kështu ka njoftuar Ministria e Ekonomisë, e cila thekson se gjendja e minatorëve është e mirë.

“Zëvendësministri i Ekonomisë, Getoar Mjeku, ndodhet në hyrje të minierës, bashkë me kryeshefin ekzekutiv të ndërmarrjes “Trepça” ShA, Enis Abdurrahmani, dhe anëtarët e bordit mbikëqyrës. Mjeku ka falënderuar xehetarët dhe inxhinierët e Trepçës për angazhimin e tyre në punë, dhe ka theksuar përkushtimin e Qeverisë për investime kapitale për të zëvendësuar makineritë e vjetruara. Ekipi mjekësor i ndërmarrjes, ekipi emergjent i mjekësisë familjare dhe komandanti rajonal i policisë kanë qëndruar në vend të ngjarjes gjatë gjithë ditës”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →