Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Minatorët ende pa paga, me këtë datë do të mbajnë protestë në Prishtinë

nga Venera Grabanica13 gusht 2024
Minatorët ende pa paga, me këtë datë do të mbajnë protestë në Prishtinë

Minatorët e Trepçës kanë marrë vendim për të organizuar protestë siç thuhet paqësore për shprehjen e pakënaqësive, për padrejtësitë e vazhdueshme që tashme janë bërë të ditura, pra mosrealizimi i pagave për minatorët e Trepçës për më shumë se dy muaj.

Në njoftimin e Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të Trepçës thuhet se protesta do të mbahet në Prishtinë pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës, ditën e enjte, me date 15 gusht nga ora 12:00.

“Marshimi do të filloje nga sheshi Zahir Pajaziti-Prishtine, deri pran objektit të Qeverise së Republikës së Kosovës. Kjo protestë reflekton kërkesën e vetme të minatorëve, e që është pagesa e pagave të papaguar për gati tre muaj”, thuhet në njoftim.

Më tej thuhet se: ”Ta dini që situata e minatorëve është rënduar tej mase, mosekzekutimi i pagave i ka dërguar minatorët në një situatë krize për ekzistencë, andaj si mjet për të kërkuar bukën e gojes për vete dhe familjen e tyre ka mbetur të protestuarit si mjet ligjor dhe demokratik.

Po bëhen më shumë se dy muaj që kur minatorët e ndërmarrjes publike Trepça në Stan Tërg nuk i kanë marrë pagat për muajin qershor dhe korrik.

Lidhur me zhvillimet në ndërmarrjen “Trepça”, ka reaguar Qeveria e Kosovës. Kjo e fundit shprehet se është e përkushtuar për të përkrahur ndërmarrjen “Trepça” si dhe të gjitha ndërmarrjet tjera publike. Megjithatë, nuk ka përmend konkretisht edhe çështjen e mos realizimit të pagave, ose zgjidhjen e kërkesave të minatorëve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →