Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Ukrainës do të takohen në Turqi

nga Egzona Mehmeti9 mars 2022

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov dhe homologu i tij ukrainas, Dmytro Kuleba, do të takohen në Turqi, ka konfirmuar Ministria e Jashtme e Rusisë.

Ky do të përfaqësojë takimin e parë midis të dyve që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

Lavrov do të fluturojë në një forum diplomatik ndërkombëtar në Antalia dhe “kontakti” i tij me Kuleba-n është planifikuar të ndodhë atje, citoi gazeta shtetërore ruse RIA Novosti.

Takimi u propozua nga ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Çavusoglu.

Deri më tani është raportuar se takimi do të zhvillohet më 10 mars, ndërsa forumi diplomatik është planifikuar të mbahet më 11 mars, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

Bisedimet e paqes midis Rusisë dhe Ukrainës deri më tani janë dëshmuar sfiduese, pa asnjë marrëveshje konkrete./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →