Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Ministrat e mbrojtjes të NATO-s dhe BE-së diskutojnë mbështetjen për Ukrainën

nga Xh.D26 prill 2022

Ministrat e Mbrojtjes nga vendet e NATO-s dhe të Bashkimit Evropian janë takuar në Gjermani për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake për Ukrainën.
Takimi po zhvillohet në bazën e Forcave Ajrore Amerikane në Ramstein.
Të hënën, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Lloyd Austin, i cili po kryeson takimin, ka thënë se Uashingtoni donte ta shihte Rusinë të dobësuar deri në pikën ku ajo nuk do të ishte më e aftë për një pushtim si në Ukrainë.
Përpara takimit, raportet treguan se Gjermania do të zotohet të furnizojë Ukrainën me sisteme kundërajrore. Sipas Reuters, gazeta Suddeutsche Zeitung raportoi se ministri gjerman i mbrojtjes do të ofronte armët në takimin e së martës.
Prej muajsh, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u ka kërkuar aleatëve perëndimorë më shumë armë – duke thënë se forcat e tij mund ta kthejnë valën e luftës me më shumë fuqi zjarri.
Vendet e NATO-s kanë premtuar mbështetje duke përfshirë armët mbrojtëse, por fuqitë perëndimore kanë hezituar të thellojnë përfshirjen e tyre, nga frika se mos ndezin një konflikt më të gjerë kundër Rusisë së armatosur me armë bërthamore./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →