Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaEkonomi
📈 Ekonomi

Ministri Faton Peci vizitoi të dëmtuarit nga reshjet e breshërit

nga B.K3 korrik 2021


Ministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka vizituar sot gjatë ditës fshatrat Vidimriq, Çabër dhe Kushtovë në Komunën e Mitrovicës dhe Zubin Potokut.
Së bashku me Drejtorin e Bujqësisë në Komunën e Mitrovicës, Ekrem Sadiku, Ministri Faton Peci vizitoi fermerë të kësaj zone të cilët kishin pësuar dëme të konsiderueshme nga reshjet e fundit të breshërit.
Gjatë kësaj vizite Ministri Faton Peci i njoftoi fermerët dhe kultivuesit e kësaj zone se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural është në proces të hartimit të politikave të qëndrueshme edhe në ndërmarrjen e masave preventive nga dëme të tilla.
“Duke u nisur nga kjo MBPZHR po angazhohet që në një të ardhme të afërt të mundësohet që sigurimet bujqësore të përfshijnë shumicën e kulturave bujqësore”, thuhet në komunikatë.
Tutje në komunikatën e Ministrisë së Bujqësisë thuhet se Ministri Faton Peci i njoftoi të pranishmit se ka proceduar në mbledhjen e radhës së Qeverisë si pikë të rendit të ditës kompenzimin e dëmëve për kulturat bujqësore në vlerë prej 1.3 milion euro./21Media

1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë
LAJMI TJETËR →
1,500 kilometra në këmbë për 15 ditë: Bokseri llapian shkruan historinë në Prishtinë

Më të fundit

Të gjitha →