Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministri grek i Punëve të Jashtme viziton Kosovën

nga Venera Grabanica12 mars 2023
Ministri grek i Punëve të Jashtme viziton Kosovën

Sot orën 11:00, Presidentja e  Kosovës, Vjosa Osmani pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias.

Sipas njoftimit të Ministrisë e Jashtme greke, Dendias do të zhvillojë një takim me kryeministrin, Albin Kurtin në një drekë të shtruar për nder të tij nga ky i fundit.
Së fundi, ministri i Punëve të Jashtme do të ketë një takim me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla-Schwarz.
Diskutimet gjatë vizitës pritet të fokusohen në zhvillimet në dialogun Prishtinë-Beograd dhe perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →