Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministri i Shëndetësisë udhëton për në Greqi

nga Xh.D19 shtator 2022

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Rifat Latifi ka udhëtuar sot për një vizitë zyrtare në Greqi.
Ai do të pritet në Athinë nga Ministri i Shëndetësisë i Greqisë, Athanasios Plevris, me të cilin do ta bisedojnë për bashkëpunimin në shëndetësi, mbështetjen dhe këmbimin e përvojave rreth sistemit shëndetësor.
Gjatë vizitës në Greqi ministri Latifi do të vizitojë edhe disa qendra shëndetësore si dhe do të trajtohet mundësia e trajnimit të stafit shëndetësor nga Kosova në këtë vend si dhe programet e këmbimit të ekspertëve dhe përvojave./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →