Ministri Rakiq në pikat kufitare, Kurti: Nuk mendoj se duhet të marrë masa ndaj tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot e komentoi vizitën e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq në pikat kufitare, pas vendosjes së reciprocitetit për targa ndaj Serbisë. Në konferencë për media, Kurti u shpreh se me ministrin Rakiq natyrisht që kanë dallime, por tha se nuk mund të akohet për komunikimin dhe bashkëpunimin me të.
Ai tha se nuk e ka përshtypjen që ministri Rakiq ka shkruar në pikat kufitare që të marrë pjesë në protestë, që të organizojë të tjerët ose të eskalojë situatën. Sipas Kurtit, Rakiq është përpjekur që situata që mos eskalojë, shkruan rtv21.tv
Kryeministri tha se nuk mendon se duhet të marrë masa ndaj tij.
Ndryshe, Qeveria e Kosovës, të hënën ka vendosur masë reciprociteti ndaj Serbisë për targat e automjeteve. Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Qeveria e Kosovës ka deklaruar se të gjithë shoferët me targa të lëshuara nga Serbia duhet të paguajnë 5 euro për targa të përkohshme dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë./21Media










