Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Ministri serb: Mjafton vetëm një shkrepsë për t’i vënë flakën gjithçkaje në Kosovë

nga Xh.D18 dhjetor 2022
Ministri serb: Mjafton vetëm një shkrepsë për t’i vënë flakën gjithçkaje në Kosovë

Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq tha se situata në Kosovë “është ende shumë e tensionuar” dhe se “mjafton një shkrepsë për t’i vënë flakën gjithçkaje”.
Ai ka thënë se Serbia do të “mbetet e vendosur dhe këmbëngulëse” në kërkesën e saj për kthimin e një pjese të policëve dhe ushtarëve në Kosovë, në përputhje me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Vuçeviq tha për një media serbe, Kurir, se “është e qartë se po bëhet një luftë shumë perfide për t’u bërë me dije serbëve se nuk janë të mirëpritur në Kosovë dhe për të kryer në heshtje një tjetër eksod”.
“Qytetarët duhet ta dinë se Serbia do të qëndrojë konsekuente me marrëveshjen politike për të ruajtur paqen dhe stabilitetin, por se ne kurrë nuk do të lejojmë ndonjë ‘Stuhi’ të re”, tha Vuçeviq./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →