Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministri Sveçla pas gjetjes së zollave: Beogradi për vite me radhë i ka stimuluar bandat kirminale

nga B G21 korrik 2025
Ministri Sveçla pas gjetjes së zollave: Beogradi për vite me radhë i ka stimuluar bandat kirminale

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla reagoi pasi Policia e Kosovës ka gjetur në Mitrovicë të Veriut dy zolla prodhim serb.

Sveçla  se Beogradi asnjëherë nuk është distancuar nga veprimtari të tilla, duke shtuar se stimulimi vie pikërisht nga Serbia.

“Në anën tjetër, Beogradi jo vetëm që nuk është distancuar asnjëherë nga këto mjete dhe veprime në veri të vendit, por përkundrazi, për vite me radhë i ka stimuluar, organizuar dhe furnizuar grupet terroriste dhe bandat kriminale, me të vetmin qëllim: cënimin e integritetit territorial dhe rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, shkroi ai në Facebook.

Tutje, Sveçla thotë se autoritetet e Kosovës janë të vendosur për të çmontuar çdo prani kriminale në vend.

“Ne, megjithatë, jemi të vendosur që në mënyrë sistematike dhe pa asnjë dilemë të çmontojmë çdo prani kriminale apo potencial terrorist në vendin tonë. Çdo ditë e më shumë po e kthejmë rendin në atë pjesë të territorit dhe, bashkë me të, edhe investimet dhe zhvillimin për të gjithë qytetarët, pa dallim”, përfundoi ai.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →