Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministria e Arsimit ndan bursa për studentët bachelor që studiojnë jashtë vendit

nga Gentrita Xhemajli12 dhjetor 2024
Ministria e Arsimit ndan bursa për studentët bachelor që studiojnë jashtë vendit

Ministria e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor që studiojnë në 100 universitetet më prestigjioze në botë.

Bursat do të jenë 5,000 euro për secilin prej 20 studentëve të përzgjedhur për vitin akademik 2024-2025 dhe aplikimet janë të hapura deri më 19 dhjetor 2024.

”Të rinjtë tanë që studiojnë jashtë vendit në nivelin bachelor, mund të përfitojnë bursë. Kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për studentët e nivelit bachelor jashtë vendit për vitin akademik 2024-2025 të cilët studiojnë në top 100 Universitetet më prestigjioze në botë sipas listës “Times Higher Education”. Numri i studentëve që mund të përfitojnë nga kjo thirrje është 20 ndërsa shuma e bursës për student është 5 mijë euro. Thirrja është e hapur deri më 19.12.2024”, ka njoftuar Nagavci në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →