Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Ministria e Infrastruktures deklarohet rreth autostradës Prishtinë-Gjilan

nga B G23 shkurt 2018

Pas zërave se po ndryshohet traseja

Dje zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka deklaruar se po ndryshohet traseja e rrugës së Gollkaut. Sipas Pacollit ndërrimi i kësaj traseje privon qasjen e një pjese të madhe të Gollakut në këtë rrugë.

Lidhur me këtë sot përmes një konference për media nga Ministria e Infrastrukturës, u tha se nuk ka pasur ndryshim të trasesë.

Zëvendësministri i infrastrukturës, Rexhep Kadriu tha se ndërtimin e kësaj autostrade e kanë gjetur në gjysmë. Ai shtoi se autostrada e Gjilanit ka qenë e nevojshme dhe kërkesë e qytetarëve andaj edhe po fillon. “Ministri Lekaj e ka shtyrë këtë autostradë, këtë proces i ka dhënë shtytje. Qeveria Haradinaj me Pal Lekajn kemi dhënë maksimumin dhe përkrahjen tonë për projektin. Kemi shpëtuar buxhetin e Republikës së Kosovës me një tender për 12 milionë euro.”, tha Kadriu.

Ai po ashtu shtoi se janë bërë përgatitjet e fundit që në mars të fillojnë punimet.

“Zërat që i kemi dëgjuar janë dashakeqës që nuk ia duan të mirën Kosovës. Jemi zotuar që politika t’i largojnë duart nga rrugët që do të shtrohen në të ardhmen.

Kjo ndoshta do t’i pengoj dikujt, por nuk kemi çka me i bë.

Kemi informacione që ka pasur pakënaqësi për autostradën, për të cilën ka pasur edhe debate, në Gjilan, Ranillug, Kamenicë etj.
Ne jemi këtu për interesat e qytetarëve e jo për interesa personale. Ju mund të bëni kërkesë për qasje në kontrata dhe të shihni atë.”, deklaroi Kadriu./21Media

Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror
LAJMI TJETËR →
Kane shënon dy herë, Anglia mposht Kroacinë 4-2 në Botëror

Më të fundit

Të gjitha →