Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministria e Infrastrukturës njofton se të gjitha rrugët janë të kalueshme

nga Kaltrina Berila30 nëntor 2021

Pas reshjeve të borës në Kosovë mbrëmjen e së hënës, Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës ka njoftuar se të gjitha rrugët nacionale dhe regjionale janë të kalueshme për qarkullim.
“Sipas informacioneve nga tereni nga të gjithë menaxheret e autoudhëve (autostradave),rrugëve nacionale dhe rrugëve regjionale të Republikës së Kosovës, të gjitha rrugët janë të kalueshme për qarkullim, pavarësisht konfiguracionit ku shtrihen ato”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Sipas komunikatës, kompanitë e kontraktuara për mirëmbantje kanë intervenuar në orët e hershme të mëngjesit me pastrim dhe hudhje të kripës në shtresat qarkulluese të rrugëve.
Instituti Hidrometeorologjik ka bërë të ditur se kjo javë do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët, me reshje shiu dhe bore./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →