Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje për incidentin me Osmanin
Ministria e Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka shprehur keqardhje për incidentin në të cilin është përfshirë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Aeroportin e Shkupit të enjten në mbrëmje.
Në një komunikatë të lëshuar ot gjatë ditës Ministria e Jashtme ka theksuar se Maqedonia e Veriut dhe Kosova kanë marrëdhënie dhe bashkëpunim pozitiv e konstruktiv.
“Republika e Maqedonisë dhe Republika e Kosovës mbajnë marrëdhënie dhe bashkëpunim dypalësh pozitiv dhe konstruktiv, me çështje të hapura dhe me dialog të sinqertë dhe të vazhdueshëm në të gjitha nivelet dhe në të gjitha fushat. Në kontekstin e mëposhtëm shprehim keqardhjen për keqkuptimet e ndodhura gjatë ditës së djeshme, gjatë udhëtimit të Presidentit të Republikës së Kosovës Vjosa Osmani në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit”, thuhet në komunikatë.
Ministria e Jashtme që udhëhiqet nga Timco Mucunski ka thënë se pasi t’i mbledhë të gjitha informacionet do të marrë masat e nevojshme që raste të tilla të mos përsëriten.
Deri tash, autoritetet e Maqedonisë së Veriut kanë pasur reagime të rezervuara për incidentin, pavarësisht kërkesës së Kosovës për kërkimfalje.











