Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministrja gjermane thotë se Kosova e ka kryer punën e saj për vizat

nga Venera Grabanica10 mars 2022

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, thotë se Kosova e ka kryer punën e saj sa i përket liberalizimit të vizave.
Baerbock deklaron se BE-ja është duke ua zgjatur dorën vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore.
“Kosova në këtë drejtim e ka bërë punën e saj dhe tani i mbetet BE-së që ta bëjë punën e saj. Ne kemi folur edhe për rrugën e reformave të forta të cilën e ka nisur qeveria juaj. Luftimi i korrupsionit, forcimi i sundimit të ligjit, ju në këtë rrugë e keni mbështetjen tonë të plotë. Kjo tregon shumë mund dhe nuk bëhet brenda ditës”, ka thënë ndër tjera Baerbock./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →