Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Ministrja Nagavci e mori vaksinën AstraZeneca, ftoi mësimdhënësit që të vaksinohen

nga Egzona Mehmeti8 korrik 2021

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci informoi se dje e mori vaksinën kundër Covid-19. Ministrja bëri të ditur se e mori dozën e parë të vaksinës AstraZeneca.
Ajo ftoi mësimdhënësit dhe punëtorët e institucioneve arsimore që të vaksinohen dhe të jenë gati për fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike, ashtu si dhe gjithë qytetarët të mos kenë hezitime.
“Pashë që disa qytetarë shprehnin shqetësim në lidhje me vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19. Unë u vaksinova më dozën e parë të kësaj vaksine, aplikova online si gjithë tjerët, ndoqa procedurat dhe udhëzimet dhe mora vaksinën që ofrohej e që është e aprovuar nga OBSH. Ftoj të gjithë mësimdhënësit dhe punëtorët e institucioneve arsimore që të vaksinohen dhe të jemi gati për fillimin e vitit të ri shkollor me prezencë fizike, ashtu si dhe gjithë qytetarët të mos kenë hezitime, në mënyrë që të ruajnë shëndetin e tyre dhe të tjerëve.”, shkroi Nagavci në facebook.
Ndryshe, vaksinën AstraZeneca e mori sot edhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia./21Media
No photo description available.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →