Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaFutboll
Futboll

Miqësoret me Armeninë e Ishujt Faroe, Giresse ndryshon listën, përsëri nuk ftohet Armend Thaqi

nga B.K11 nëntor 2022
Miqësoret me Armeninë e Ishujt Faroe, Giresse ndryshon listën, përsëri nuk ftohet Armend Thaqi

Pasi që u publikua lista e parë e lojtarëve të grumbulluar, trajneri i Kosovës, Alain Giresse e ka ndryshuar atë me një listë të re, ku përsëri nuk është i ftuar mbrojtësi i krahut, Armend Thaqi, për ndeshjet miqësore të këtij muaji kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.
Kombëtarja e Kosovës do ta zhvillojë miqësoren e parë të muajit nëntor më datën 16 kundër Armenisë, kurse tre ditë më vonë, respektivisht më 19 nëntor luan kundër Ishujve Faroe.
Giresse është fokusuar kryesisht në emrat të rinj, ku vërehet mungesa e yjeve si Vedat Muriqi, Amir Rrahmani, Milot Rashica e Arijanit Muric.
Po ashtu, kësaj liste përsëri nuk i është bashkuar mbrojtësi i Ballkanit, Armend Thaqi, i cili pavarësisht paraqitjeve fantastike në kampionatin vendor si dhe në garat evropiane, nuk ka pranuar ftesë nga Giresse.
Ndërkaq, më poshtë mund ta gjeni listën e plotë të lojtarëve të ftuar për miqësoret kundër Armenisë dhe Ishujve Faroe.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →