Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Miratohet deklarata për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës

nga Venera Grabanica11 korrik 2024
Miratohet deklarata për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës

(Lajm i përditësuar)


Miratohet deklarata për përkujtimin e Masakrës së Srebrenicës

Në 29-vjetorin e Masakrës së Sbrenicës, Kuvendi i Kosovës mbajti seancë të jashtëzakonshme për të përkujtuar dhe reflektuar mbi këtë ndodhi në Bosnjë-Hercegovinë.

Deputetët votuan për miratimit të deklaratës së lexuar nga nënkryetari i Kuvendit, Bahrim Shabani.

Ai ka deklaurar se 11 korriku duhet të jetë ditë perkutjimi dhe reflektimi për gjenocidin e bërë nga Serbia në Srebrenicë.


Me një minutë heshtje nderohen të gjithë të rënët e Srebrenicës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nderuar me një minutë heshtje të gjithë të rënët e Srebrenicës. Në sallë alternative, po mbahet seancë e jashtëzakonshme për përkujtimin e viktimave të gjenocidit të Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovicës.

Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë së Kosovës u miratua shpallja e 11 korrikut si ditë përkujtimi për gjenocidin në Srebrenicë, bazuar në rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →