Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Miratohet në parim Projektbuxheti 2.7 miliardë euro për vitin 2022

nga Egzona Mehmeti25 nëntor 2021

Me 65 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i Kosovës sonte ka miratuar në parim Projektligjin për Buxhetin 2022.
Debati për projektligjin për buxhetin e vitit 2022, është zhvilluar gjatë tërë ditës, ku  ka pasur kritika nga deputetët e opozitës. Ndërsa, nga qeveria ky buxhet është quajtur buxhet i balancuar.
Projektbuxheti për vitin 2022 është 2 miliardë e 748 milionë euro ose rreth 9% më i lartë se buxheti i rishikuar i vitit 2021 që ishte në vlerë 2 miliardë e 516 milionë euro.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →