Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Miratohet nisma për njohjen e patentë-shoferëve me Hungarinë

nga Kaltrina Berila14 shtator 2022

Qeveria e Kosovës ka miratuar nismën për njohjen reciproke të patentë shoferëve me Hungarinë. Në mbledhjen e sotme është formuar komisioni ekzekutiv për shëndetësi i cili do të kryesohet nga kryeministri Albin Kurti. Ky i fundit para kabinetit qeveritar tha se do të bëhet zhvillimi i sektorit publik të shëndetësisë dhe do themelohet spitali rajonal i Prishtinës. Po ashtu, Qeveria e Kosovës ka vendosur edhe sanksione të reja ndaj Rusisë e Bjellorusisë, e cila është pako e gjashtë e sanksioneve të BE-së.
Duke iu rikthyer çështjes së patentë-shoferëve, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se projekt-marrëveshja me shtetin e Hungarisë është në frymën e interesave të përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar.
“Vendimi forcon bashkëpunimin, në mënyrë që të lehtësojmë qarkullimin rrugor në territorin e të dyja palëve, duke synuar që me anë të kësaj marrëveshje të krijojmë procedura efektive për njohjen reciproke të patentë-shoferëve të vlefshëm të lëshuar nga autoritetet kompetente të të dyja palëve të kësaj marrëveshje. Kjo marrëveshje ka kaluar të gjitha hapat procedural të parashikuara me Ligjin për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe si e tillë nuk bie ndesh me ligjet dhe aktet tjera ligjore të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar Sveçla.
Gjatë së mërkurës, kabineti qeveritar ka miratuar edhe vendimin për vazhdimin e mbështetjes së kundërshtimit të agresionit të federatës ruse nga Ukrainës.
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi njoftoi se ky është vendim për zbatim të pakos së gjashtë të sanksioneve të BE-së.
“Pako e gjashtë e sanksioneve përfshin: ndalimin e importit të naftës së pa përpunuar dhe produkteve të naftës së rafinuar nga Rusia me përjashtime të kufizuara. Gjithashtu Bashkimi Evropian njoftojë sanksione kundër 65 individëve dhe subjekteve të tjera, ku përfshihen individë përgjegjës për krimet e kryera në Bucha dhe Mariupolë. Po ashtu me këtë vendim ne kemi propozuar vendimin e të gjitha sanksioneve që pasuan pakon e gjashtë, duke përfshirë edhe vendimet për pakot aktuale”, ka theksuar ai./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →