Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Miratohet projektligji për Gjykatën Administrative

nga B G14 shkurt 2024
​Miratohet projektligji për Gjykatën Administrative

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për Gjykatën Administrative.

Në mbledhen e sotme, ekzekutivi i dha dritë të gjelbër edhe Projektligjit për ratifikimin e marrëveshjes për bashkëfinancim për hartimin e ndërtimit të tunelit në rrugën Tetovë-Prizren.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se themelimi i Gjykatës Administrative është shumë i nevojshëm në Kosovë, derisa do të vendos për konfliktet administrative apo kontestet civile.

Krahas këtyre, ekzekutivi mori disa vendime për shpronësime të pronave për interes publik.

Ndërkaq, miratoi vendimin edhe për dhënien në shfrytëzim të një banese të konfiskuar, me qëllim të strehimit.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →