Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mitrovica e Veriut ndan nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2023

nga Kaltrina Berila13 korrik 2023
Mitrovica e Veriut ndan nga 100 euro për çdo fëmijë të lindur në vitin 2023

Çdo fëmijë i lindur në vitin 2023 do të përfitojë nga 100 euro në Komunën e Mitrovicës së Veriut.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i komunës, Erden Atiq, i cili i ftoi qytetarët që të ndjekin rekomandimet për të përfituar nga subvencioni.

“Komuna e Mitrovicës Veriore, respektivisht Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale për të gjithë fëmijët e lindur në vitin 2023 do të ofroj mbështetje financiare në shumë prej 100 euro. Andaj njoftohen qytetarët e komunës së Mitrovicës Veriore të ndjekin rekomandimet sipas shkresës zyrtare për të përfituar nga ky subvencionim.”, shkroi Atiq në “Facebook”.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →