Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mitrovica e Veriut shtynë afatin për lirimin e objektit nga strukturat ilegale

nga R8 shtator 2023
Mitrovica e Veriut shtynë afatin për lirimin e objektit nga strukturat ilegale

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, njofton se ka shtyrë afatin për lirimin e objektit komunal, që shfrytëzohet nga strukturat ilegale serbe, deri në pranimin e raportit nga Inspektorati komunal, më së largu deri në 15 ditë.

Sipas vendimit të publikuar nga Atiqit, thuhet se inspektorati komunal obligohet që të faktojë rrethanat dhe arsyet e përdorimit të objektit në fjalë, që mblidhen përmes vizitave në terren dhe komunikimin me të gjitha palët.

““Inspektorati Komunal duhet të sjellë Raportin nga pika 1) e këtij neni brenda afatit kohor prej 15 ditësh, pas pranimit të të cilit e pas vlerësimit të gjetjeve të cilit, ky Vendim ekzekutohet përmes procedurës përmbarimore, nëse palët kanë refuzuar lirimin vullnetar të objektit”, thuhet në vendimin e publikuar në Facebook nga kryetari Atiq.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →