Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBiznes
💼 Biznes

Mitrovica ndan 20 mijë euro për Shqipërinë

nga RTV2126 nëntor 2019

Tërmeti goditi Shqipërinë

Komuna e Mitrovicës ndan 20 mijë euro nga buxheti i saj për t’i ndihmuar Shqipërisë, pas tërmetit të fuqishëm që ka ndodhur sot në orët e hershme të mëngjesit.

Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, tha se vendimi është marrë me qëllim që sado pak t’u dilet në ndihmë këtyre banorëve, të cilët janë përballur sot me lëkundje të forta tërmeti.

“Përkundër mundësive modeste, ne kemi vendosur që qytetarëve të Shqipërisë t’u ndihmojmë me një ndihmë financiare, në mënyrë që sado pak të ndihmojmë në përballimin e situatës së krijuar”, tha ndër të tjerash kryetari Bahtiri.

Po ashtu kryetari Bahtiri, shpreh ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjarët e viktimave dhe gjithë të lënduarve u dëshiron shërim të shpejtë, si dhe bënë thirrje për ruajtjen e qetësisë duke shpresuar që një gjë e tillë të mos përsëritet.

Shqipëria është tronditur nga disa tërmete të forta të njëpasnjëshme, me pasoja të rënda në jetë njerëzore dhe dëme materiale./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →