Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mitsotakis: Greqia nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

nga Kaltrina Berila12 shkurt 2024
Mitsotakis: Greqia nuk e ka ndryshuar qëndrimin për Kosovën

Kryeminstri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, tha në Beograd se qëndrimi grek për Kosovën mbetet i pandryshuar.

Ai tha se ndërmjetësimi evropian dhe dialogu është e vetmja rrugë për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe kjo do të ndihmonte, siç tha, edhe stabilitetin e gjithë rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Greqia është një nga pesë vendet anëtare të BE-së që ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Mitsotakis ka qëndruar në Beograd në një vizitë zyrtare dhe ka ritheksuar qëndrimin se amëtarësimi i gjithë Ballkanit Perëndimor në BE është synim strategjik dhe ka kërkuar përshpejtim të reformave me qëllim të përafrimit më rë shpejt me BE-në./21Media

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →