Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mjegulla e dendur, anulohen fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti i Shkupit

nga Gentrita Xhemajli21 dhjetor 2025
Mjegulla e dendur, anulohen fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti i Shkupit

Për shkak të mjegullës së dendur, të gjitha fluturimet e mëngjesit nga Aeroporti i Shkupit janë anuluar, përcjell TV21. Janë anuluar fluturimet e kompanisë Wizz Air nga Shkupi drejt Dortmundit, Brukselit, Parisit, Lubjanës, Bazelit, Memingenit dhe Venecias. Po ashtu është anuluar fluturimi drejt Zagrebit i Croatia Airlines, si dhe ai drejt Stambollit i Turkish Airlines.

Asnjë nga gjashtë avionët e Wizz Air të stacionuar në bazën e Shkupit nuk arriti të ulej dje në aeroport. Për shkak të mjegullës, avionët u devijuan drejt aeroporteve në Prishtinë, Sofje, Tiranë, Selanik dhe Ohër. Ekipet e Wizz Air këtë mëngjes udhëtuan drejt aeroporteve ku avionët u ulën dje dhe prej atje do të fluturojnë drejt disa destinacioneve që u anuluan mëngjesin e sotëm, për të marrë pasagjerët drejt Shkupit.

Për shkak të mjegullës shumë të dendur, dje në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit u ulën vetëm tre avionë, të cilët arritën të fluturonin në pasdite, kur kushtet e motit përmirësoheshin pak. Fluturimet e tjera u anuluan, ndërsa avionët që duhej të uleshin u devijuan. Shikueshmëria ra nën 100 metra, shumë më pak se standardet për ulje me instrumente në kategorinë më të ulët 1, si ajo që ka Aeroporti i Shkupit.

Sipas parashikimit të Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike, në Shkup dhe tre ditët e ardhshme pritet mot i ndryshueshëm me mjegull.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →