Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mjekët e QKUK-së kryen një operacion të rrallë për herë të parë në Kosovë

nga Kaltrina Berila15 prill 2022

Në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është kryer një operacion i rrallë dhe i ndjeshëm- për herë të parë në Kosovë.
Kirurgët vaskularë, të asistuar nga ekipi i anesteziologëve dhe ekipi i urologëve, kanë operuar një paciente të moshës 65 vjeçare me aneurizëm të Aortës Abdominale dhe me Ren Arkuata (veshka në formë të patkoit).
“Aneurizma e Aortës Abdominale me koekzistencë me Ren Arkuata është shumë e rrallë, ndodh vetëm në 0.12% të rasteve në botë.”, thuhet në njoftim.
Po ashtu bëhet e ditur se pas trajtimit disa ditor në Klinikën e Kirurgjisë Vaskulare, pacientja është liruar për në shtëpi me gjendje stabile shëndetësore./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →