Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mogherini e fton Mustafën në darkën e liderëve të rajonit

nga RTV2124 maj 2017

Mustafa merr pjesë në darkën e liderëve të rajonit në Bruksel

Kryeministri në largim Isa Mustafa, me ftesë të Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini, do të marrë pjesë në darkën që shtrohet sot për liderët e Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Nga zyra e Mustafës bëhet e ditur se në këtë darkë të ftuar nga zonja Mogherini, do te jenë prezentë edhe kryeministrat e shteteve të rajonit dhe do të diskutohet për gjendjen aktuale, perspektiven si dhe avancimin e rrugës eurointegruese të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Gjatë ditës, Mustafa, po ashtu, do të zhvillojë një takim bilateral me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, njëkohësisht zëvendëspresidente e KE-së, Federica Mogherini./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →