Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Molliqaj-Kurtit: Lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve

nga Xh.D4 shtator 2022

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurtit pasi ky i fundit tha se aksioni me miell i PSD-së ndaj ministrit të Financave, Hekuran Murati është bërë me inat.
Molliqaj i ka kërkuar Kurtit t’i plotësojë kërkesat e punëtorëve.
“Nuk e ka hallin te inati i kujtdo. Madje do të dëshironte të ishte veç inati, që sulmi që bëri të ishte më i pranueshëm në opinion. Sikletin e ka që PSD vepron jashtë domenit të tij hegjemonik. Opozitarizmi ynë nuk ndikohet dhe as frikësohet ndaj kërkesës së tij për dëgjueshmëri. Është e njejta arsye pse i ka hypur në qafë sindikalistëve. Aty ku nuk mundet t’i nënshtrojë përpjeket mundohet t’i depolitizojë. Përpjekje e dështuar.  Sido që të jetë, z. kryeministër, lëre inatin, plotësoje kërkesën e punëtorëve!”, shkroi Molliqaj./21Media

|m1\-w|m3ga|m5

LAJMI TJETËR →
Formimi i qeveris ne zgjedhjet e fundit ende nuk po behet, partite politike fajesojn njera tjetren

Më të fundit

Të gjitha →