RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Molliqaj për Mihalin e Kusarin: Të dyjat mbrohen me çdo kusht sepse bëmat e tyre janë fjala udhëzim e Kurtit

nga Venera Grabanica15 tetor 2024
Molliqaj për Mihalin e Kusarin: Të dyjat mbrohen me çdo kusht sepse bëmat e tyre janë fjala udhëzim e Kurtit

Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka reaguar pas përgjimeve të publikuara mes koordinatores së Komiteteve të VV’së Dejona Mijalit me ish-shefin e KEK’ut, Nagip Krasniqi.

Molliqaj në një postim në Facebook ka thënë se, ani pse Mihali nuk ka asnjë pozitë zyrtare në shtet qeverisë më shumë se do ministër.

“Dejona Mihali nuk është gogoli grek i kamufluar përmes Shqipërisë. Njëkohësisht, ajo s’ka asnjë pozitë zyrtare në shtet, por qeverisë më shumë se çdo ministër. Ajo tregon kur ndalet rryma, ajo vret e pret nëpër ndërmarrje publike e ministri. Është kështu sepse ajo është Partia që sipas modelit bolshevik i mbivendoset institucioneve”, shkroi Molliqaj në Facebook.

Gjithashtu, Molliqaj foli edhe për Kusari Lilan, për të cilën tha se është ‘konstantja e servility që rri në pushtet sepse përshtatet.

”Dy vegla, të dyjat mbrohen me çdo kusht sepse bëmat e tyre janë fjala udhëzim e Kurtit. Jo që mbrohen, bëmat e tyre përbëjnë detyrë patriotike. Sepse kur i shërben Liderit i ke  shërbyer historisë, e ka për kërthize t’lidhur historinë Lideri. Kjo është fusha e mbyllur politike që s’lejon demokraci. Për demokracinë duhet tjetri, duhet fusha e hapur që s’i garantohet askujt”, ka shkruar Molliqaj./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →