Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moscertifikimi i Listës Serbe, reagon OSBE-ja: Përjashtimi i akterëve politikë minon pluralizmin demokratik

nga Gentrita Xhemajli21 gusht 2025
Moscertifikimi i Listës Serbe, reagon OSBE-ja: Përjashtimi i akterëve politikë minon pluralizmin demokratik

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

Në një komunikatë, OSBE-ja ka thënë se po minohet pluralizmi demokratik.

“Përjashtimi i akterëve politikë minon pluralizmin demokratik, dobëson besimin në institucione dhe zvogëlon mundësitë për të gjitha komunitetet që të përfaqësohen në mënyrë të drejtë. Misioni thekson se pjesëmarrja e plotë dhe e vërtetë e të gjitha komuniteteve në procesin zgjedhor është thelbësor për qëndrueshmërinë, integritetin dhe stabilitetin afatgjatë demokratik”, thuhet në komunikatë.

Misioni ka thënë se do të vazhdojë ta monitorojë situatën, duke përfshirë edhe procedurat pasuese ligjore që mund të ndodhin nëpërmjet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) pas moscertfikimit të Listës Serbe.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →