Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Mosha e dy viktimave që humbën betejën me Covid-19

nga B.K9 mars 2022


Dy persona që ishin të prekur me Covid-19 vdiqën gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, ndërsa u konfirmuan 49 raste të reja me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të fundit vdiqën dy burra.
Në platformën e Ministrisë së Shëndetësisë bëhet e ditur se një nga viktimat ishte i grupmoshës 60–69, ndërsa viktima tjetër i grupmoshës 70–79.

Sipas njoftimit të MSH-së, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 80 qytetarë nga koronavirusi, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 222 mijë e 776.
Në total numri i rasteve aktive është 831.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 257 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1 milionë 816 mijë e 525 doza të vaksinës. Ndërsa 817 mijë e 708 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 98 mijë e 354 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →