Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Moska ka deportuar 500 mijë njerëz në Rusi

nga Venera Grabanica20 prill 2022

Moska ka deportuar 500,000 njerëz nga Ukraina në Rusi, u tha anëtarëve të Parlamentit Evropian kreu i komitetit humanitar të parlamentit ukrainas.

Mykyta Poturayev i bëri thirrje Kryqit të Kuq të vendosë kontakte me të zhdukurit.

“Gjysmë milion qytetarë ukrainas u deportuan nga Ukraina në Federatën Ruse pa marrëveshje nga ana e tyre,” tha ai.

“Fatkeqësisht nuk ka asnjë mundësi për momentin as (për të bërë) kontakt me këta njerëz,” u tha Poturayev eurodeputetëve me lidhje video.

Nuk ka qenë e mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur shifra e dhënë nga Poturayev, i cili nuk dha detaje apo prova mbështetëse.

Qeveria ukrainase këtë muaj tha se fëmijët po ndahen nga prindërit e tyre me synimin që ata të birësohen nga familjet ruse./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →