Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

”Moskva” është anija luftarake e parë ruse që fundoset që nga Lufta e Dytë Botërore

nga Miranda Beqaj15 prill 2022

Sipas historianit të specializuar në historinë ruse dhe historinë e Luftës së Dytë Botërore, Evan Mawdsley, hera e fundit që një kryqëzor rus u fundos është 81 vjet më parë në brigjet e Krimesë nga Gjermania gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Ai shtoi se ndërsa Rusia kishte humbur lloje të tjera të anijeve luftarake gjatë rrjedhës së Luftës së Dytë Botërore, Chernova ishte kryqëzori i fundit rus që ishte fundosur në 1941.

Profesor Mawdsley shtoi se megjithëse Moskva ishte gati 40 vjeç, ajo ishte një nga anijet më të mëdha në Marinën Ruse dhe se asnjë anije e re e madhe sipërfaqësore nuk është ndërtuar që nga vitet 1980./21Media

ETIKETA:#Bota#Lajme
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →