Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaBota
🌍 Bota

Mot i keq në Itali, evakuohen qindra persona

nga Kaltrina Berila3 shkurt 2019

6 policë mbetën të lënduar

Moti i keq me reshje të shumta shiu ka vërshuar gjatë orëve të fundit Italinë.

280 persona janë evakuar e 6 punonjës të forcave të rendit kanë mbetur të lënduar në provincën e Bolonjës nga dalja nga shtrati i lumit Reno, ndërsa po i vinin në ndihmë banorëve në shtëpitë e përmbytura nga uji.

Ata u shpëtuan falë ndërhyrjes së një helikopteri të repartit të zjarrfikësve dhe po marrin mjekim në spitalin e zonës.

Në qytetin e Venezias uji ka arritur në113 cm mbi nivelin mesatar të detit.

Niveli i lartë i reshjeve ka detyruar mbylljen e një pjesë autostrade në rajonin e Alto Adige.

Lumi Po ka rritur në 3 metra në rajonin e Emilia Romanjës, ndërsa në Romë, fryrja e lumit Tevere ka detyruar bashkinë të mbyll të gjitha hyrjet buzë lumit.

Përmbytjet nga shiu kanë shkaktuar dhe mjaft aksidente rrugore.

Situata e motit të keq vazhdon të jetë në monitorimin e Drejtorisë së Mbrojtjes civile./oranews

ETIKETA:#Bota#Lajme
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →