Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Mot i ndryshueshëm në bregdetin shqiptar

nga Venera Grabanica29 janar 2019

Mot i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi

Shqipëria do të ndikohet sot nga masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, moti parashikohet kryesisht i vranët me intervale të shkurtra e lokale kthjellimi.

Parashikohen reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët në të gjithë vendin. Pas mesditës reshjet do të ndërpriten në zonat e ulëta dhe bregdetare.

Parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët dhe mesatar në Veri dhe Verilindje deri në mesditë dhe më pas pasdite në pjesën juglindore.

Mjegull/mjegullinë nga reshjet e shiut dhe dëborës ndërsa parashikohen ngrica në zonat malore.

Era do të fryjë nga Juglindje-Jugperëndim me shpejtësi 1-12 m/sek, duke u shoqëruar me një valëzim të forcës 3-4 në detet Adriatik e Jon. Pasdite era pritet të kthehet nga Veriperëndimi.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër  7/11 shi  diell

Kukës  -0/10 shi bore diell

Lezhë  6/14 shi diell

Dibër   -2/6 shi bore diell

Durrës 7/12 shi  diell

Tiranë  7/12  shi  diell

Elbasan  7/10  shi diell

Berat  2/15 shi diell

Vlorë  6/15 shi  diell

Korçë  2/8 shi bore diell

Gjirokastër 8/9 shi diell

Sarandë 10/13 shi  diell.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →