Moti sot në Kosovë pritet të jetë i vranët, por edhe me intervale me diell.
“Moti vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat gjatë ditës kryesisht në rrafshin e Dukagjinit, parashihen të sjellin riga shiu”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-28 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s./21Media











