Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti gjatë gjithë javës

nga RTV2119 qershor 2017

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët gjatë pesë ditëve të ardhshme

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët gjatë pesë ditëve të ardhshme.

Vranësirat vende- vende ka mundësi të shoqërohen me riga të izoluara shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin nga 24 gradë ditën e hënë deri në 30 gradë Celsius në ditët në vijim.

Shtypja atmosferike do të jetë rreth vlerave të normales me tendencë të ngritjes. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi deri 7m/s.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →