🇽🇰 Kosova
Moti gjatë javës së ardhshme, temperaturat deri në 30 gradë Celsius
nga Venera Grabanica10 shtator 2023
Gjatë javës së ardhshme në Kosovë parashihet të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se mot i ngjashëm do të mbajë deri të mërkurën, ndërsa temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, e ato maksimale ndërmjet 26-30 gradë celsius.
“Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriut dhe verilindjes”, ka njoftuar Instituti.
Të enjten parashihet mot me diell e pjesërisht i vranët, ndërsa vranësirat vende-vende pritet të sjellin shi e shkarkime rrufesh.
Të premten parashihet mot me diell dhe vranësira të cilat do të sjellin vende-vende shi./21Media









