Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

nga Kaltrina Berila19 janar 2025
Moti gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë

Mot me luhatje të dukshme të temperaturave e me mjegull dhe ngrica pritet të ketë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.

Ditëve të para të javës moti do të jetë kryesisht i qetë, me temperaturat që mbeten të ulëta dhe periudha me rreze dielli vetëm në viset e larta, si pasojë e inversionit termik, ka njoftuar Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Pastaj priten më shumë vranësira dhe riga shiu, ndërsa temperaturat minimale do të luhaten, duke qëndruar nën zero dhe duke krijuar mundësi për ngrica.

Të hënën moti do të jetë kryesisht i qetë. Në viset e larta me rreze dielli, ndërsa në viset e ulëta kryesisht me mjegull dhe ngrica. Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet -5°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet nga 2°C deri në 7°C.

Të martën, moti mbetet kryesisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -5°C dhe -2°C, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 2°C deri në 6°C.

Mot me kushte për riga shiu pritet të mbajë të mërkurën. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet -3°C dhe -1°C, ndërsa maksimalet do të jenë nga 3°C deri në 5°C.

Ndërsa një ditë më pas, moti do të jetë i vranët por me intervale të shkurtra me diell. Në mëngjes kushte për mjegull dhe ngrica ,Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 6°C deri në 8°C.

Edhe të premten do të ketë mot të vranët dhe me periudha të shkurtra me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2°C deri në 0°C, ndërsa maksimalet nga 5°C deri në 8°C.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →