Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti: I vranët e i ftohtë

nga RTV2123 janar 2022

Paraditen e sotme në Kosovë do të mbajë mot i vranët me borë të dobët vende-vende, përveç në veri të vendit ku do të jetë i ndryshueshëm e me intervale me diell dhe i thatë.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga veriperëndimi, pasdite herë pas here e fortë, kështu që në zonat malore janë të mundshme stuhi.
Temperatura më e ulët do të jetë deri në minus tetë në mengjes, kurse ajo më e larta ditore nga zero deri në minus tri gradë.
Një situatë e pafavorshme biometeorologjike mund të shkaktojë rritje të problemeve te shumica e pacientëve me sëmundje kronike prandaj atyre u keshillohet të kenë kujdes të veçantë, sidomos pacientëve me semundje cerebrale dhe kardiovaskular dhe astmatikëve. Dhimbjet reumatizmale, përgjumja dhe dhimbjet e kokës janë reagime të mundshme meteorologjike./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →