Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Moti në Shqipëri

nga Kaltrina Berila16 janar 2020

Temperatura minimale deri në -5 gradë

Presioni i lartë atmosferik vazhdon të dominojë Evropën verilindore e cila po jep impakt në territorin e Shqipërisë dhe Kosovës duke mbajtur stabilitet të motit.

Moti do të mbetet me diell përgjatë ultësirës perëndimore dhe prani të mjegullës përgjatë Verilindjes dhe Juglindjes.

Era do të jetë me drejtim Verilindje (NE) me shpejtësi deri në 6 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,2-0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.

Temperaturat minimale dhe maksimale në zonat malore do të lëvizin nga -4/5 gradë Celsius, në zonat e ulëta -5/15 gradë dhe në zonat bregdetare 5/16 gradë Celsius.

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →