Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti për javën e ardhshme

nga RTV212 dhjetor 2018

Java e parë e dhjetorit fillon me mot me vranësira të shpërndara dhe intervale me diell

Vranësirat ditën e martë dhe të enjte do të jenë më të dendura dhe të paqëndrueshme, duke mundësuar që në shumë lokalitete të ketë riga shiu.

Rigat e shiut pastaj do të shtrihen në pjesën më të madhe të vendit, duke u shndërruar në reshje frontale në territore të mëdha, por që sasia e reshjeve nuk parashihet të jetë e lartë.

Në fushat barike, do të ketë luhatje, duke mundësuar qarkullim të dobët të masave të ajrit e me këtë edhe ndryshim në vlerat e cilësisë së ajrit, por përgjithësisht gjatë pothuaj gjithë javës do të mbizotërojnë fushat anticiklonike në territorin tonë.

“Temperaturat  minimale gjatë kësaj javë parashihen të jenë mbi vlerat e mesatareve, duke lëvizur nga -2 gradë Celsius deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-10 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →