Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Moti për pesë ditët e ardhshme

nga RTV2130 prill 2017

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius

Mot i ndryshueshëm i vranët dhe me intervale me diell pritet të mbajë gjatë pesë ditëve të ardhshme në Kosovë, ka bërë të ditur IHMK-ja.

Vranësirat vende- vende sipas këtij instituti,  do të shoqërohen me reshje shiu të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-9 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 19-25 gradë Celsius.

Të mërkurën nuk parashihet të ketë reshje, por të enjten dhe të premten sërish do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Do të fryj erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi deri 8m/s.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →